Lëndohet rëndë një 48-vjeçar në Shkup, u rrëzua me trotinet elektrik

Një 48-vjeçar nga Shkupi ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është rrëzuar derisa po drejtonte një trotinet elektrik në një shteg për biçikleta në bulevardin “Goce Dellçev” në Shkup. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendsh...

Nëntor 8, 2026 - 10:00
Lëndohet rëndë një 48-vjeçar në Shkup, u rrëzua me trotinet elektrik

Një 48-vjeçar nga Shkupi ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është rrëzuar derisa po drejtonte një trotinet elektrik në një shteg për biçikleta në bulevardin “Goce Dellçev” në Shkup.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), aksidenti ka ndodhur më 6 nëntor, rreth orës 17:40, ndërsa rasti është raportuar në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup.

I lënduari është transportuar në institucionin shëndetësor publik “Shën Naum Ohridski”, ku mjekët kanë konstatuar se kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

Në vendin e ngjarjes ka kryer ekspertizë një ekip i SPB Shkup. Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rrethanat që çuan në rrëzimin e drejtuesit të trotinetit.

Burimi: Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Përgatiti: Flaka Media.

The post Lëndohet rëndë një 48-vjeçar në Shkup, u rrëzua me trotinet elektrik appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.