Lëvizje e papritur, ky ekip po synon transferimin e Rashford

Galatasaray po e monitoron nga afër situatën e Marcus Rashford te Manchester United dhe nuk përjashtohet një lëvizje dramatike në ditët e fundit të afatit kalimtar. Sipas Fanatik, klubi turk beson se pasiguria rreth të ardhmes së sulmuesit ...

gusht 19, 2026 - 21:30
Lëvizje e papritur, ky ekip po synon transferimin e Rashford

Galatasaray po e monitoron nga afër situatën e Marcus Rashford te Manchester United dhe nuk përjashtohet një lëvizje dramatike në ditët e fundit të afatit kalimtar.

Sipas Fanatik, klubi turk beson se pasiguria rreth të ardhmes së sulmuesit anglez mund të krijojë mundësinë për një transferim të bujshëm në Turqi në orët e fundit të merkatos.

Rashford është rikthyer te Manchester United pas huazimeve te Barcelona dhe Aston Villa, por e ardhmja e tij në Old Trafford mbetet e paqartë. Trajneri Michael Carrick e ka cilësuar atë si “lojtarin tonë”, ndërsa Harry Maguire ka shprehur publikisht dëshirën që 28-vjeçari të qëndrojë.

Galatasaray, që po kërkon një përforcim të madh në sulm, mund të tentojë një goditje të fundit për Rashfordin nëse situata ndryshon para mbylljes së afatit.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.