Lidhja Shqiptare (LSH) e Selës tërhiqet nga gara në Bërvenicë: Në balotazh, të gjithë pas kandidatit shqiptar

Lidhja Shqiptare e Ziadin Selës ka bërë të ditur se nuk do të hyjë në garën partiake në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Bërvenicën, me arsyetimin se synon të shmangë fragmentimin e votës shqiptare. Nga kjo parti deklarojnë për Top24 se në r...

shtator 28, 2026 - 17:30
Lidhja Shqiptare (LSH) e Selës tërhiqet nga gara në Bërvenicë: Në balotazh, të gjithë pas kandidatit shqiptar

Lidhja Shqiptare e Ziadin Selës ka bërë të ditur se nuk do të hyjë në garën partiake në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Bërvenicën, me arsyetimin se synon të shmangë fragmentimin e votës shqiptare.
Nga kjo parti deklarojnë për Top24 se në raundin e parë anëtarët dhe simpatizantët e tyre janë të lirë të zgjedhin mes tre kandidatëve shqiptarë.
Qëndrimi, sipas LSH-së, bëhet i prerë për raundin e dytë: nëse në balotazh kalon një kandidat shqiptar, partia do të rreshtohet fuqishëm pas tij, pavarësisht përkatësisë partiake.
“Në rrethin e dytë të gjithë shqiptarët duhet të bëhen bashkë për rikthimin e kryesimit të komunës”, porosit LSH.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.