Likovë: Foshnja 9-muajshe dyshohet se u helmua nga detergjenti
Një foshnjë nëntëmuajshe nga zona e Likovës dyshohet se është helmuar nga detergjenti dhe është dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Rasti ka ndodhur më 2 shtator, ndërsa rreth orës 18:52 spitali ka njoftuar polic...
Një foshnjë nëntëmuajshe nga zona e Likovës dyshohet se është helmuar nga detergjenti dhe është dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës.
Rasti ka ndodhur më 2 shtator, ndërsa rreth orës 18:52 spitali ka njoftuar policinë për ngjarjen.
Sipas policisë, foshnja ishte sjellë në spital pasi dyshohej se ishte helmuar nga detergjenti. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe mënyrën se si ka ndodhur incidenti.
“Po ndërmerren masa për zbardhjen e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Flaka
The post Likovë: Foshnja 9-muajshe dyshohet se u helmua nga detergjenti appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.