Limani me mesazh të ri: “Qetësisht, vendosmërisht, krenarisht” – mbetet në Aleancën për Shqiptarët

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka përcjellë një mesazh të ri politik, duke lënë të kuptohet qartë se nuk ka ndërmend të kalojë në VLEN. Limani ka publikuar një fotografi me logon e Aleancës për Shqiptarët, të shoqëruar ...

shtator 7, 2026 - 21:30
Limani me mesazh të ri: “Qetësisht, vendosmërisht, krenarisht” – mbetet në Aleancën për Shqiptarët

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka përcjellë një mesazh të ri politik, duke lënë të kuptohet qartë se nuk ka ndërmend të kalojë në VLEN.

Limani ka publikuar një fotografi me logon e Aleancës për Shqiptarët, të shoqëruar me mesazhin: “Qetësisht, vendosmërisht, krenarisht!”

Mesazhi vjen pasi ditët e fundit janë përhapur spekulime për një përfshirje të mundshme të tij në VLEN dhe për rikonfigurime të skenës politike shqiptare.

Limani paraprakisht kishte mohuar kategorikisht se po zhvillohen bisedime politike për një kalim të tij apo të Aleancës për Shqiptarët në ndonjë subjekt tjetër.

“Bashkëpunimi dhe respekti me të gjithë kolegët që bartin të njëjtin funksion do të jenë gjithmonë në nivelin e duhur”, ka deklaruar Limani.

Ai ka sqaruar se kontaktet me kolegët e tij lidhen vetëm me çështje të bashkëpunimit institucional.

“Sa u përket çështjeve të tjera, përveç bisedave kolegiale që lidhen me bashkëpunimin ndërkomunal, në kuadër të Rajonit të Pollogut apo programeve qeveritare, nuk ka asnjë lloj bisede apo negocimi tjetër në vazhdim”, ka theksuar ai.

Limani ka nënvizuar gjithashtu se vazhdon të jetë pjesë e Aleancës për Shqiptarët, duke e cilësuar atë si parti autonome.

“Jam anëtar i Aleancës për Shqiptarët, e cila mbetet parti autonome, dhe nuk ekziston asnjë zhvillim që do të sugjeronte bisedime apo rikonfigurime të skenës politike”, ka thënë Limani.

Në të njëjtën kohë, ai ka bërë të ditur se fokusi i tij mbetet te Komuna e Gostivarit dhe përgatitjet për Kongresin e Aleancës për Shqiptarët.

“Fokusi im mbetet në mbarëvajtjen e punëve në Komunën e Gostivarit, realizimin e projekteve dhe shërbimin ndaj qytetarëve, larg spekulimeve mediatike që nuk kanë mbështetje në fakte”, ka përfunduar Limani.

Publikimi i fundit, me logon e Aleancës për Shqiptarët dhe mesazhin “Qetësisht, vendosmërisht, krenarisht!”, shihet si një sinjal i qartë politik se Limani vazhdon të qëndrojë në ASH dhe nuk po sinjalizon ndonjë kalim drejt VLEN-it. Gazeta Flaka

The post Limani me mesazh të ri: “Qetësisht, vendosmërisht, krenarisht” – mbetet në Aleancën për Shqiptarët appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.