Limani: Nuk jam politikan i pazareve
Kryetari i Gostivarit, Valbon Limani, në emisionin “Dialog te Lajmi”, të gazetarit Sefer Tahiri, ka hedhur poshtë interpretimet për veprimet e tij politike, duke theksuar se nuk bën pazare dhe se çdo vendim i tij është transparent. “Unë nuk...
Kryetari i Gostivarit, Valbon Limani, në emisionin “Dialog te Lajmi”, të gazetarit Sefer Tahiri, ka hedhur poshtë interpretimet për veprimet e tij politike, duke theksuar se nuk bën pazare dhe se çdo vendim i tij është transparent.
“Unë nuk jam politikan tregtar dhe secilin veprim timin e bëj me vetëdije të plotë, në mënyrë transparente dhe publike. Ata që interpretojnë në këtë mënyrë, le të mos kenë dert. Nëse ndonjëherë ndodh të ketë diçka, ajo do të jetë publike dhe të gjithë do ta dinë”, ka deklaruar zoti Limani.
Sefer Tahiri: Kur thoni që nuk jeni politikan tregtar, a ka pazarxhinj në politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut?
Limani: Ata të cilët janë, e dinë më mirë vetë. E dinë vetë. Unë nuk do të kisha dashur t’i komentoj veprimet e njerëzve të tjerë.
Tahiri: Po, kryesore, të qeshurat e Kasamit, tuajat dhe të Blerim Sejdiut janë për shkak të stand-up comedy.
Limani: Po, komedisë, po.
Tahiri: Nuk janë buzëqeshje për të vendosur një bashkëpunim të ri politik, edhe pse pajtohem plotësisht me ju që duhet të kemi një standard të ri në komunikimin midis partive dhe eksponentëve të partive politike shqiptare.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.