Limani viziton shkollat e Gostivarit: Dhurata për vogëlushët që ulen për herë të parë në banka

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/27. Në urimin e tij, Limani ka veçuar veçanërisht nxënësit e klasave të para, të cilët sot për herë të...

shtator 1, 2026 - 18:00
Limani viziton shkollat e Gostivarit: Dhurata për vogëlushët që ulen për herë të parë në banka

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/27.

Në urimin e tij, Limani ka veçuar veçanërisht nxënësit e klasave të para, të cilët sot për herë të parë u ulën në bankat shkollore.

Urime të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve për fillimin e vitit të ri shkollor, e në veçanti vogëlushëve që sot ulen për herë të parë në bankat shkollore”, ka shkruar Limani.

Me rastin e ditës së parë të shkollës, Limani ka vizituar shkollat “Ismail Qemali” dhe “Goce Delçev”, ku ka takuar nxënësit e rinj dhe u ka dhuruar dhurata simbolike vogëlushëve të klasës së parë.

Sipas tij, qëllimi ishte që kjo ditë e veçantë për fëmijët të shënohet me një gjest simbolik dhe të bukur.

U uruam nxënësit e rinj dhe u bëmë dhurata simbolike vogëlushëve të klasës së parë, me dëshirën që rrugëtimi i tyre drejt dijes të jetë i mbushur me suksese, gëzim dhe momente të bukura”, theksoi Limani.

Në fund, kryetari i Gostivarit u ka uruar të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve një vit të mbarë dhe të suksesshëm shkollor.

Suksese në vitin e ri shkollor!”, përfundon urimi i tij. Gazeta Flaka

The post Limani viziton shkollat e Gostivarit: Dhurata për vogëlushët që ulen për herë të parë në banka appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.