Lindja e Mesme, Izraeli nis ofensivën në Liban ndaj Hezbollah

Tym i dendur është parë duke u ngritur nga disa zona në jug të Libanit, vetëm një ditë pasi Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi ushtrinë të godasë “fuqishëm” objektivat e Hezbollahut. Ky zhvillim erdhi në një moment tensioni të lartë përgjatë kufirit mes dy vendeve. Ushtria izraelite lëshoi paralajmërime evakuimi për banorët e shtatë qyteteve […]

Prill 26, 2026 - 16:00
Lindja e Mesme, Izraeli nis ofensivën në Liban ndaj Hezbollah

Tym i dendur është parë duke u ngritur nga disa zona në jug të Libanit, vetëm një ditë pasi Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi ushtrinë të godasë “fuqishëm” objektivat e Hezbollahut.

Ky zhvillim erdhi në një moment tensioni të lartë përgjatë kufirit mes dy vendeve. Ushtria izraelite lëshoi paralajmërime evakuimi për banorët e shtatë qyteteve në veri të lumit Litani, duke deklaruar se do të ndërmerrte veprime të forta ushtarake si përgjigje ndaj shkeljeve të armëpushimit nga Hezbollahu.

Edhe pse armëpushimi i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara ka ulur ndjeshëm intensitetin e luftimeve, përplasjet mes Izraelit dhe grupit të mbështetur nga Irani, Hezbollahu, kanë vazhduar në mënyrë sporadike në jug të Libanit. Izraeli mban ende prezencë ushtarake në disa zona që i konsideron si “zonë tampon”.