“Liria Ka Emër” fton diasporën në protesta më 26 dhe 27 shtator
Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka ftuar bashkatdhetarët që t’i bashkohen protestave të shqiptarëve në qytete të ndryshme të Evropës më 26 dhe 27 shtator, lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Përmes ...


Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka ftuar bashkatdhetarët që t’i bashkohen protestave të shqiptarëve në qytete të ndryshme të Evropës më 26 dhe 27 shtator, lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Përmes një njoftimi, platforma ka bërë të ditur se protestat do të zhvillohen nën moton “Jo në emrin tim”, me thirrje për drejtësi dhe dinjitet për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Liria Ka Emër” ka ftuar gjithashtu qytetarët që t’i bashkohen protestës masive që do të mbahet më 1 tetor në Prishtinë, duke filluar nga ora 16:00.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.