Çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut do të shënojnë ulje nga mesnata, pas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE).
Sipas vendimit, benzina BS-95 dhe BS-98 do të lirohen për 7 denarë për litër, ndërsa çmimi i naftës do të ulet për 5,5 denarë për litër. Ulje do të ketë edhe te vaji ekstra i lehtë, me 6,5 denarë për litër.
Me çmimet e reja, derivatet do të shiten me këto tarifa:
- Vaji ekstra i lehtë: 103,5 denarë për litër
- Nafta: 94,5 denarë për litër
- Benzina BS-98: 88 denarë për litër
- Benzina BS-95: 86 denarë për litër
Çmimet e reja hyjnë në fuqi pas mesnatës. Flaka Media
The post Lirohen çmimet e derivateve: Benzinat ulen për 7 denarë, nafta për 5,5 denarë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.




