Lista Serbe mbrëmë deri në mesnatë ishte në Kuvend, Krasniqi nga VV: U kanë ardhur në ndihmë “shokët e Radoiçiqit”
Edhe deputetët e Listës Serbe kanë mbërritur mbrëmë në Kuvend, pas thirrjes së opozitës për të mbajtur seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, pasi që sipas tyre janë shkelur afatet kushtetuese, me caktimin e seancës sot në ora 11...
Edhe deputetët e Listës Serbe kanë mbërritur mbrëmë në Kuvend, pas thirrjes së opozitës për të mbajtur seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, pasi që sipas tyre janë shkelur afatet kushtetuese, me caktimin e seancës sot në ora 11:00.
Deputetët e Listës Serbe kanë pohuar se janë në Kuvend në mbrojtje të ligjit dhe Kushtetutës dhe se sipas tyre ata do të qëndrojnë aty.
Por, lidhur me këtë anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi, ka adresuar kritika dhe akuza ndaj opozitës përmes dy postimeve të ndara në Facebook, duke e cilësuar atë “antishtet” dhe duke pretenduar se opozitës në ndihmë i kanë ardhur “shokët e Radoiçiqit”.
“Opozita antishtet në aksion. U paskan ardhur në ndihmë shokët e Radoiçiqit. Ranë maskat për të satën herë”, ka shkruar Krasniqi, duke e shoqëruar këtë postim me një fotolajm të një mediumi vendas se në Kuvendin e Kosovës, këtë mbrëmje (të premten) kanë ardhur edhe përfaqësuesit e Listës Serbe.
Ai nuk ka dhënë sqarime të tjera në postimin e tij se kujt i referohet konkretisht me formulimin “shokët e Radoiçiqit”.(INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.