LIVE/ Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, a do të zhbllokohet kriza apo sërish zgjedhje

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet të vazhdojë në orën 11:00, pavarësisht se afati i përcaktuar për përfundimin e procesit të konstituimit ka skaduar mbrëmë në mesnatë. A pritet që sot të zgjidhet kriza politike dhe të zhblloko...

gusht 8, 2026 - 11:30
LIVE/ Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, a do të zhbllokohet kriza apo sërish zgjedhje

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet të vazhdojë në orën 11:00, pavarësisht se afati i përcaktuar për përfundimin e procesit të konstituimit ka skaduar mbrëmë në mesnatë.

A pritet që sot të zgjidhet kriza politike dhe të zhbllokohet situata, duke evituar zgjedhjet e reja ciklike.

Caktimi i vazhdimit të seancës përtej afatit ka nxitur reagime të shumta nga partitë opozitare dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kanë kërkuar që konstituimi i Kuvendit të përfundojë brenda afatit kushtetues.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca qëndruan deri në orët e vona në Kuvend, duke kërkuar që seanca të mbyllej para orës 00:00. Deputetë të PDK-së e Aleancës u përpoqën të hyjnë në sallën plenare, por dera ishte e mbyllur. Megjithatë, të tria partitë nuk kanë treguar nëse do ta bojkotojnë seancën e sotme.

Ndërkohë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë ditës së djeshme i ka ofruar PDK-së postin e kryetarit të Kuvendit në këmbim të pjesëmarrjes së saj në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.