Liverpooli dhe Milani i bashkohen Manchester Unitedit në garën për yllin e Barcelonës

Liverpooli dhe Milani i janë bashkuar Manchester Unitedit në garën për transferimin e mbrojtësit të Barcelonës, Alejandro Balde, i cili mund të largohet nga klubi katalunas gjatë afatit kalimtar të janarit. Sipas gazetarit Juanjesuscsap, të...

Nëntor 3, 2026 - 22:00
Liverpooli dhe Milani i bashkohen Manchester Unitedit në garën për yllin e Barcelonës

Liverpooli dhe Milani i janë bashkuar Manchester Unitedit në garën për transferimin e mbrojtësit të Barcelonës, Alejandro Balde, i cili mund të largohet nga klubi katalunas gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas gazetarit Juanjesuscsap, të tri klubet janë duke e monitoruar situatën e futbollistit 22-vjeçar, i cili po shqyrton mundësinë e largimit nga “Camp Nou”.

Trajnerët Andoni Iraola dhe Ruben Amorim e vlerësojnë lart mbrojtësin e majtë dhe besojnë se ai do të përshtatej në skemat e tyre taktike.

Ndërkohë, Balde është i hapur për një aventurë të re, ndërsa interesimi nga klubet e mëdha evropiane mund ta bëjë gjithnjë e më të pasigurt të ardhmen e tij te Barcelona.

Megjithatë, klubi katalunas nuk ka ndërmend ta lejojë largimin e mbrojtësit pa një ofertë të konsiderueshme. Sipas raportimeve, Barcelona kërkon të paktën 45 milionë euro për të dhënë dritën e gjelbër për transferimin e tij.

Mbetet të shihet nëse Liverpooli, Milani apo Manchester Unitedi do të paraqesin një ofertë konkrete gjatë janarit për ta bindur Barcelonën që të heqë dorë nga shërbimet e 22-vjeçarit.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.