Liverpooli g’odet big! Barcola vjen nga PSG për 124 milionë euro!
Liverpooli ka kompletuar transferimin e sulmuesit anësor francez Bradley Barcola nga Paris Saint-Germain, në një marrëveshje që raportohet të ketë vlerën e rreth 124 milionë eurove. Futbollisti 23-vjeçar pritet të jetë një nga përforcimet k...


Liverpooli ka kompletuar transferimin e sulmuesit anësor francez Bradley Barcola nga Paris Saint-Germain, në një marrëveshje që raportohet të ketë vlerën e rreth 124 milionë eurove.
Futbollisti 23-vjeçar pritet të jetë një nga përforcimet kryesore të Liverpoolit këtë verë, teksa “Reds” kanë nisur sezonin e ri në Ligën Premier me dy barazime në dy ndeshjet e para.
Barcola shihet si një lojtar i rëndësishëm për të mbushur boshllëkun e krijuar pas largimit të Mohamed Salah në fund të sezonit të kaluar.
Francezi i ka kaluar me sukses testet mjekësore gjatë fundjavës dhe tashmë pritet të marrë një rol të rëndësishëm në krahun e majtë të sulmit.
23-vjeçari iu bashkua PSG-së në vitin 2023 nga Lyoni, pasi ishte zhvilluar në akademinë e klubit francez. Gjatë aventurës së tij në Paris, Barcola realizoi 39 gola në 152 paraqitje, duke u shndërruar në një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës.
PSG fillimisht kishte refuzuar një ofertë prej rreth 105 milionë eurosh nga Liverpooli në fillim të këtij muaji. Negociatat vazhduan për disa javë, ndërsa raportimet sugjeronin se kampionët e Francës kërkonin deri në 169 milionë euro për ta lënë të lirë yllin francez.
Megjithatë, afrimet e Maghnes Akliouche dhe Mika Godts gjatë kësaj vere mund të kenë ndikuar në pozitën e Barcolës në hierarkinë e PSG-së, duke e bërë më të lehtë largimin e tij.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.