Lladrovci përgëzon Ahmetin për Marrëveshjen e Ohrit: Shekulli shqiptar vazhdon

Me rastin e 25 vjetorit të arritjes së Marrëveshjes së Ohrit, Ramiz Lladrovci ka përgëzuar Ali Ahmetin me shpresë për arritje të mëtejme në Maqedoninë e Veriut, shekulli shqiptar vazhdon! Postimi i Lladrovcit në fb: Vëlla Ali, U bënë 25 vj...

gusht 13, 2026 - 15:30
Lladrovci përgëzon Ahmetin për Marrëveshjen e Ohrit: Shekulli shqiptar vazhdon
lladrovci-pergezon-ahmetin-per-marreveshjen-e-ohrit:-shekulli-shqiptar-vazhdon

lladrovci-pergezon-ahmetin-per-marreveshjen-e-ohrit:-shekulli-shqiptar-vazhdon

Me rastin e 25 vjetorit të arritjes së Marrëveshjes së Ohrit, Ramiz Lladrovci ka përgëzuar Ali Ahmetin me shpresë për arritje të mëtejme në Maqedoninë e Veriut, shekulli shqiptar vazhdon!

Postimi i Lladrovcit në fb:

Vëlla Ali,

U bënë 25 vjet nga Marrëveshja historike e Ohrit. Kjo Marrëveshje ishte arritje e jashtëzakonshme e kombit tonë, bijave dhe bijve më të devotshëm të kombit, të cilët u ngritën për të mbrojtur, ruajtur dhe promovuar vlerën e kulturës, etnisë dhe të drejtave të shqiptarëve.

Megjithëse viteve të fundit, themelet e Marrëveshjes së Ohrit, armiqtë e kombit shqiptar po provojnë t’i lëkundin, nuk do të kenë sukses, sepse, fryma e saj është e fortë, me vizionin për bashkëjetesë, mirëqenie dhe shtetin e të drejtës, fundja, ky mision është i trupëzuar te çdo shqiptar.

Vëlla Ali,

Përgëzime me shpresë për arritje të mëtejme në Maqedoninë e Veriut, shekulli shqiptar vazhdon!


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.