Lloga: Historia për klasën VIII redukton përmbajtjet për shqiptarët, shton për serbët
Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar ndaj përmbajtjes së tekstit shkollor të Historisë për klasën VIII, duke ngritur shqetësime për reduktimin e temave që trajtojnë historinë e popullit shqiptar. Sipas Llogës, teksti është pë...
Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar ndaj përmbajtjes së tekstit shkollor të Historisë për klasën VIII, duke ngritur shqetësime për reduktimin e temave që trajtojnë historinë e popullit shqiptar.
Sipas Llogës, teksti është përkthyer nga një grup autorësh maqedonas – Gjorgjiev, Jovanoski dhe Minov, ndërsa në hartimin e tij nuk ka marrë pjesë asnjë autor shqiptar.
Reagimi i plotë i Krenar Llogës:
Historia, klasa VIII – teksti shkollor apo vetëm një libër i përkthyer nga autorë maqedonas (Gjorgjiev, Jovanoski, Minov) pa asnjë autor shqiptar. Nga 6-8 përmbajtje që më parë trajtonin historinë e popullit shqiptar, tashmë kanë mbetur vetëm 3.
Në të njëjtën kohë, janë shtuar dukshëm përmbajtjet që i kushtohen Serbisë. Dhe kjo ndodh pikërisht në klasën VIII, kur trajtohet Rilindja Kombëtare Shqiptare – një nga periudhat themelore dhe më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare. Reduktimi i përmbajtjeve për shqiptarët nuk është vetëm çështje numrash apo faqesh në një tekst shkollor.
Është çështje e mënyrës se si u prezantohet brezave të rinj historia, identiteti dhe kontributi i popujve që jetojnë në këtë shtet. Historia nuk duhet të reduktohet, të përkthehet apo të rishkruhet duke anashkaluar njërin prej popujve themelues të shoqërisë sonë.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.