Lloga: VMRO-VLEN hoqën nga Kuvendi provimin 100% në shqip, tani krenohen me zgjidhjen 70/30
Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, akuzon shumicën parlamentare VMRO-VLEN se ka tërhequr nga procedura parlamentare propozimin për mbajtjen e provimit të jurisprudencës 100% në gjuhën shqipe. Sipas Llogës, propozimi ishte miratuar në ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, akuzon shumicën parlamentare VMRO-VLEN se ka tërhequr nga procedura parlamentare propozimin për mbajtjen e provimit të jurisprudencës 100% në gjuhën shqipe.
Sipas Llogës, propozimi ishte miratuar në Qeveri në janar të vitit 2024, gjatë mandatit të tij si ministër, por shumica e re e kishte larguar nga Kuvendi.
Ai kritikon zgjidhjen aktuale, e cila parasheh 70% të provimit në shqip dhe 30% në maqedonisht, duke e cilësuar të papranueshme dhe të pamjaftueshme.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.


