Loja me çmimet: Gjigantët e naftës kapin fitime prej gati 93 miliardë $

Tetë kompanitë më të mëdha të naftës në botë kanë realizuar një fitim prej gati 93 miliardë dollarësh gjatë tre muajve deri në fund të qershorit. Ky bum financiar erdhi pasi lufta me Iranin rriti ndjeshëm çmimet e energjisë, ndërkohë që glo...

gusht 9, 2026 - 17:00
Loja me çmimet: Gjigantët e naftës kapin fitime prej gati 93 miliardë $

Tetë kompanitë më të mëdha të naftës në botë kanë realizuar një fitim prej gati 93 miliardë dollarësh gjatë tre muajve deri në fund të qershorit. Ky bum financiar erdhi pasi lufta me Iranin rriti ndjeshëm çmimet e energjisë, ndërkohë që globi po përballej me valë vdekjeprurëse të të nxehtit, sipas një analize të publikuar nga “The Guardian”, përcjell INA.

Sipas të dhënave, Saudi Aramco, BP, Shell, Equinor, TotalEnergies, Eni, Chevron dhe ExxonMobil pothuajse e dyfishuan fitimin e tyre të kombinuar nga pak më pak se 50 miliardë dollarë sa ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Fitimi i tyre i kombinuar u përkthye në më shumë se 700.000 dollarë çdo minutë.

Çmimet shpërthejnë, tregu në alarm

Çmimet e naftës u hodhën mbi 126 dollarë për fuçi, pasi konflikti SHBA-Izrael me Iranin shkaktoi tronditjen më të madhe në furnizimin me lëndë djegëse fosile në historinë e tregut.

Vlera totale e tregut të këtyre tetë kompanive u rrit me rreth 600 miliardë dollarë, duke kapërcyer shifrënprej 3 trilionë dollarësh.

Fituesi më i madh doli të jetë gjiganti shtetëror saudit Aramco, të ardhurat neto tremujore të të cilit u rritën me 34 për qind, duke arritur në mbi 33 miliardë dollarë.

Kritika të ashpra nga ambientalistët

Këto rezultate kanë ndezur sërish thirrjet nga grupet mjedisore për vendosjen e taksave shtesë mbi fitimet e papritura të kompanive të naftës, si dhe për kanalizimin e këtyre fondeve drejt luftës ndaj ndryshimeve klimatike dhe përshpejtimit të tranzicionit drejt energjisë së rinovueshme.

Organizata “Global Witness” akuzoi kompanitë e naftës se po përfitojnë nga vuajtjet njerëzore, ndërkohë që familjet e zakonshme vazhdojnë të paguajnë fatura më të larta energjie dhe po mbajnë peshën kryesore të pasojave nga zjarret, e dobtësitë klimatike dhe temperaturat ekstreme.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.