“Lojë mes çiftit”, reagon Pallati Elysee pas pamjeve ku gruaja e godet Macronin me shuplakë

Një skenë e papritur është kapur nga kamerat gjatë mbërritjes së Emmanuel dhe Brigitte Macron në aeroportin e Hanoit, në Vietnam, në kuadër të turit të tyre në Azi. Në momentin kur dera e aeroplanit u hap, dora e Brigitte ‘godet’ fytyrën e presidentit francez. Macron u duk i habitur për një moment, por menjëherë […] The post “Lojë mes çiftit”, reagon Pallati Elysee pas pamjeve ku gruaja e godet Macronin me shuplakë appeared first on InfoShqip.com.

maj 26, 2025 - 16:30
 0  6
“Lojë mes çiftit”, reagon Pallati Elysee pas pamjeve ku gruaja e godet Macronin me shuplakë

Një skenë e papritur është kapur nga kamerat gjatë mbërritjes së Emmanuel dhe Brigitte Macron në aeroportin e Hanoit, në Vietnam, në kuadër të turit të tyre në Azi.

Në momentin kur dera e aeroplanit u hap, dora e Brigitte ‘godet’ fytyrën e presidentit francez.

Macron u duk i habitur për një moment, por menjëherë rifitoi qetësinë dhe vijoi me përshëndetjet sipas protokollit.

Çifti presidencial më pas zbriti shkallët e aeroplanit, ku presidenti, si zakonisht, i zgjati dorën gruas së tij, shkruan the Sun.

Por, këtë herë, Brigitte e refuzoi, duke zbritur vetë.

Videoja është përhapur me shpejtësi në rrjete sociale dhe ka shkaktuar reagime të shumta.

Fillimisht, Pallati Elysée mohoi autenticitetin e pamjeve, por përballë jehonës mediatike ndryshoi qëndrim.

Një këshilltar i afërt i presidentit e përshkroi incidentin si një “shkëmbim të zakonshëm mes bashkëshortësh”.

Më pas, dha një tjetër version, duke e cilësuar si një moment të fundit relaksi mes çiftit.

Sipas të njëjtit, komentet negative vijnë kryesisht nga qarqe të afërta me Rusinë.

The post “Lojë mes çiftit”, reagon Pallati Elysee pas pamjeve ku gruaja e godet Macronin me shuplakë appeared first on InfoShqip.com.