LSDM akuzoi qeverinë përkaos institucional dhe papërgjegjësi në përballjen me ethet e Nilit Perëndimor

LSDM akuzoi qeverinë për reagim të vonuar, kaos institucional dhe papërgjegjësi në përballjen me ethet e Nilit Perëndimor dhe krizën shëndetësore në Gostivar. “Tetë viktima të ethes së Nilit Perëndimor dhe tetë javë pa një raport për uji...

shtator 7, 2026 - 16:30
LSDM akuzoi qeverinë përkaos institucional dhe papërgjegjësi në përballjen me ethet e Nilit Perëndimor

LSDM akuzoi qeverinë për reagim të vonuar, kaos institucional dhe papërgjegjësi në përballjen me ethet e Nilit Perëndimor dhe krizën shëndetësore në Gostivar.

“Tetë viktima të ethes së Nilit Perëndimor dhe tetë javë pa një raport për ujin në Gostivar. Dy kriza shëndetësore, i njëjti model sjelljeje i qeverisë Mickoski dhe Klekovski: reagim i vonuar, kaos institucional, heshtje dhe mungesë përgjegjësie”, thonë nga LSDM.
Nga atje thonë se ka paralajmëruar prej javësh se qeveria ka vonuar në parandalimin e etheve të Nilit Perëndimor, spërkatjen kundër mushkonjave, masat sistematike dhe mbrojtjen në kohë të qytetarëve.

“Numri i të sëmurëve dhe të vdekurve po rritet dhe nuk ka përgjegjësi”, shtojnë nga LSDM.

Partia iu drejtua edhe krizës shëndetësore në Gostivar, duke deklaruar se rreth 5.000 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe tetë javë më vonë publiku ende nuk e ka raportin e plotë për ujin. Gazeta Flaka

The post LSDM akuzoi qeverinë përkaos institucional dhe papërgjegjësi në përballjen me ethet e Nilit Perëndimor appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.