LSDM akuzon Mickoskin: Çmimi i dizelit rritet për herë të tretë

LSDM-ja akuzon qeverinë dhe kryeministrin Hristijan Mickoski se çmimi i dizelit po rritet për të tretën herë radhazi, pavarësisht paralajmërimeve për uljen e çmimeve. Sipas partisë opozitare, një litër dizel tashmë kushton rreth 100 denarë,...

gusht 4, 2026 - 18:00
LSDM akuzon Mickoskin: Çmimi i dizelit rritet për herë të tretë

LSDM-ja akuzon qeverinë dhe kryeministrin Hristijan Mickoski se çmimi i dizelit po rritet për të tretën herë radhazi, pavarësisht paralajmërimeve për uljen e çmimeve. Sipas partisë opozitare, një litër dizel tashmë kushton rreth 100 denarë, si pasojë e rritjeve të vazhdueshme. Nga LSDM-ja thonë se rritja e çmimit të karburantit do të ndikojë edhe në transport, ushqime dhe produkte të tjera. Opozita vlerëson se qytetarët tashmë kanë frikë nga paralajmërimet e Mickoskit, pasi, siç pretendojnë, çdo masë për uljen e çmimeve pasohet nga shtrenjtim i ri.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.