LSDM dorëzon interpelancë për Stoillkoviqin! Kërkon përgjegjësi politike nga ministri
Grupi parlamentar i LSDM-së ka dorëzuar në Kuvend interpelancë për punën e ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, Ivan Stoillkoviq, duke kërkuar përgjegjësi politike për veprimet dhe deklaratat e tij. Deputeti Mitko Trajçuleski tha se interpe...
Grupi parlamentar i LSDM-së ka dorëzuar në Kuvend interpelancë për punën e ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, Ivan Stoillkoviq, duke kërkuar përgjegjësi politike për veprimet dhe deklaratat e tij.
Deputeti Mitko Trajçuleski tha se interpelanca bazohet në sjelljen e papërshtatshme të ministrit ndaj deputetëve, si dhe në aktivitetet e tij që, sipas LSDM-së, janë në kundërshtim me interesat strategjike të vendit.
Opozita e akuzon Stoillkoviqin për lidhje me struktura serbe, ruse dhe kineze, glorifikim të kriminelit të luftës Ratko Mlladiq dhe kërcënime ndaj deputetëve të LSDM-së, Fatmir Bytyqit, Mitko Trajçuleskit dhe Arbanë Pashollit. LSDM-ja kërkon që shumica parlamentare të mbështesë interpelancën dhe të kërkojë përgjegjësi nga ministri.
“Ministri ka për obligim të përgjigjet para Kuvendit dhe ta pranojë kritikën parlamentare. Kur pyetjeve dhe kritikave të parashtruara u përgjigjet me kërcënime, ai shkel dinjitetin e institucionit dhe dëshmon se nuk është i denjë për funksionin. Stoillkoviqi nuk është thirrur asnjëherë në përgjegjësi dhe as nuk ka kërkuar falje personalisht”,, tha Mitko Trajçuleski
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.