LSDM mbështet kërkesat e ushtarëve profesionistë: Kërkon paga më të larta dhe të drejta të barabarta

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) ka shprehur mbështetje të plotë për kërkesat e ushtarëve profesionistë, të cilët kërkojnë të drejta të barabarta, kushte dinjitoze pune dhe trajtim të drejtë gjatë pensionimit. Nga LSDM vlerësoj...

Nëntor 8, 2026 - 12:00
LSDM mbështet kërkesat e ushtarëve profesionistë: Kërkon paga më të larta dhe të drejta të barabarta

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) ka shprehur mbështetje të plotë për kërkesat e ushtarëve profesionistë, të cilët kërkojnë të drejta të barabarta, kushte dinjitoze pune dhe trajtim të drejtë gjatë pensionimit.

Nga LSDM vlerësojnë se është e papranueshme që pjesëtarët e Armatës, të cilët kanë kryer të njëjtat detyra dhe i kanë shërbyer shtetit për vite me radhë, të kenë dallime në shumën e kompensimit gjatë pensionimit. Sipas partisë, ish-pjesëtarët e Armatës që janë pensionuar para 14 shkurtit 2024 kanë marrë kompensime dukshëm më të ulëta se ata që janë pensionuar pas kësaj date.

“Diskriminimi me të cilin përballen sot pjesëtarët e Armatës është i papranueshëm. Të gjithë ushtarët meritojnë të drejta të barabarta dhe trajtim të drejtë nga shteti”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Partia mbështet edhe kërkesën për transformimin e marrëdhënies së punës në kohë të pacaktuar pas vitit të pestë të shërbimit, në përputhje me Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, si dhe kërkesën për rritjen e pagave.

LSDM akuzon pushtetin e udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski se gjatë dy viteve të fundit nuk ka pasur rritje të pagave në Armatë.

Nga kjo parti bëjnë të ditur se në Kuvend do të paraqesin një zgjidhje ligjore në përputhje me kërkesat e ushtarëve profesionistë, me qëllim garantimin e sigurisë dhe dinjitetit të tyre.

“Armata është garantuese e sigurisë së shtetit. Si vend anëtar i NATO-s, duhet të kemi mbrojtje të fortë, ushtarë të kënaqur dhe të motivuar”, theksojnë nga LSDM.

Burimi: LSDM. Përgatiti: Flaka Media.

The post LSDM mbështet kërkesat e ushtarëve profesionistë: Kërkon paga më të larta dhe të drejta të barabarta appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.