LSDM: Mickoski ka para për spektakle, por jo për qytetarët
LSDM akuzon kryeministrin Hristijan Mickoski se shpenzon miliona euro për spektakle, tenderë dhe luks, ndërsa qytetarët përballen me rritje të çmimeve dhe vështirësi ekonomike. Nga partia opozitare thonë se çmimet e karburanteve kanë kaluar...
LSDM akuzon kryeministrin Hristijan Mickoski se shpenzon miliona euro për spektakle, tenderë dhe luks, ndërsa qytetarët përballen me rritje të çmimeve dhe vështirësi ekonomike.
Nga partia opozitare thonë se çmimet e karburanteve kanë kaluar 100 denarë për litër, ndërsa masat e Qeverisë i cilësojnë si të vonuara dhe me efekt të kufizuar për familjet.
LSDM propozon heqjen e plotë të akcizës për karburantet dhe uljen e TVSH-së nga 18 në 5 për qind.
Sipas partisë, me këto masa një qytetar me pagë mesatare do të mund të blejë deri në 205 litra benzinë më shumë, krahasuar me masat e propozuara nga Qeveria.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.