LSDM: Qeveria e Mickoskit e ngarkoi shtetin me rreth 4 miliardë euro borxh në dy vite

LSDM-ja akuzon Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski se gjatë dy viteve të fundit ka realizuar huamarrje të reja prej rreth katër miliardë eurosh, duke e cilësuar këtë si një nga ritmet më të larta të huamarrjes në histor...

shtator 9, 2026 - 23:30
LSDM: Qeveria e Mickoskit e ngarkoi shtetin me rreth 4 miliardë euro borxh në dy vite

LSDM-ja akuzon Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski se gjatë dy viteve të fundit ka realizuar huamarrje të reja prej rreth katër miliardë eurosh, duke e cilësuar këtë si një nga ritmet më të larta të huamarrjes në historinë e vendit.

Në një konferencë për media, Keti Shterjova tha se shuma e borxhit të ri të krijuar gjatë mandatit aktual përbën rreth gjysmën e huamarrjeve të realizuara nga të gjitha qeveritë gjatë 35 viteve të pavarësisë së vendit, sipas përllogaritjeve të LSDM-së.

“Ky është një ritëm huamarrjeje që Maqedonia nuk e ka parë në historinë e saj”, deklaroi Shterjova.

Sipas opozitës, borxhi publik po i afrohet 12 miliardë eurove, ndërsa raporti ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto, sipas pretendimeve të saj, ka kaluar 65 për qind. LSDM-ja gjithashtu pretendon se shpenzimet vjetore për interesa janë rritur ndjeshëm, nga rreth 120 milionë në afro 350 milionë euro.

Opozita pretendon se rritja e borxhit nuk është reflektuar në përmirësimin e standardit jetësor apo në investime që do të sillnin zhvillim ekonomik.

Shterjova kritikoi edhe rritjen e kostos së jetesës, duke deklaruar se niveli i çmimeve gjatë dy viteve të fundit është rritur për rreth 7 për qind, ndërsa shporta sindikale është shtrenjtuar për rreth 10 mijë denarë.

“Fuqia blerëse e qytetarëve është ulur në mënyrë të përhershme”, tha ajo, duke shtuar se qytetarët, sipas saj, efektet e inflacionit i ndjejnë përmes shpenzimeve më të larta për ushqim dhe faturave familjare.

Nga LSDM-ja e përshkruan politikën aktuale të huamarrjes si barrë që do të rëndojë mbi buxhetin e shtetit dhe familjet, duke kërkuar përgjegjësi për mënyrën se si përdoren paratë e marra borxh.

Deklaratat e LSDM-së për nivelin e borxhit, përdorimin e mjeteve dhe ndikimin e tyre në standardin e qytetarëve përbëjnë vlerësime dhe akuza të opozitës, ndërsa për një pasqyrë të plotë duhet të merren parasysh edhe të dhënat zyrtare të institucioneve financiare dhe qëndrimet e Qeverisë.

LSDM ka arritur në fund deri sa i quajti qytetarët idiotë në një deklaratë zyrtare nga partia. Në vend që të tregojnë respekt për njerëzit nga të cilët kërkojnë besim, ata vazhdojnë me fyerje, nënvlerësim dhe një qëndrim arrogant ndaj popullit të tyre, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

A ka timonier në LSDM, ku po shkon LSDM me një qëndrim të tillë ndaj qytetarëve, pyet VMRO.

VMRO thotë për LSDM-në se vazhdon me nënvlerësim, fyerje dhe një qëndrim arrogant ndaj qytetarëve dhe pikërisht për këtë arsye, VMRO thekson se kjo parti po zhduken nga harta politike e vendit.

Çdo gjë vlen për LSDM-në, ata numërojnë festimet e pavarësisë, ata numërojnë progresin, ata numërojnë zhvillimin, dhe tani kanë arritur në fund dhe i quajtën qytetarët idiotë. E vetmja gjë që LSDMdi është të gëzohet me dështimin’’, thotë partia e Mickoskit

Sipas VMRO-së qytetarët shohin, kujtojnë dhe dinë të gjykojnë se kush i respekton dhe kush i nënvlerëson.

Kjo është arsyeja pse LSDM është në margjinat e spektrit politik, thotë në fund të reagimit VMRO.Gazeta Flaka

The post LSDM: Qeveria e Mickoskit e ngarkoi shtetin me rreth 4 miliardë euro borxh në dy vite appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.