LSDM: Rreth 10 mijë fermerë mund të mbeten pa subvencione në vitin 2026

LSDM akuzon Qeverinë se me ndryshimet në kriteret për subvencione po vështirëson mbështetjen për fermerët. Nga partia opozitare thonë se sipërfaqja minimale për subvencione është rritur nga 0.2 në 0.5 hektarë për vreshtat dhe pemishtet, ndë...

shtator 30, 2026 - 12:00
LSDM: Rreth 10 mijë fermerë mund të mbeten pa subvencione në vitin 2026

LSDM akuzon Qeverinë se me ndryshimet në kriteret për subvencione po vështirëson mbështetjen për fermerët.

Nga partia opozitare thonë se sipërfaqja minimale për subvencione është rritur nga 0.2 në 0.5 hektarë për vreshtat dhe pemishtet, ndërsa nga 0.5 në 0.7 hektarë për kulturat bujqësor, përcjell gazeta Lajm.

Sipas LSDM-së, për shkak të kritereve të reja, në vitin 2026 mund të ketë rreth 10 mijë fermerë më pak që do të përfitojnë subvencione.

Opozita njofton se ka dorëzuar edhe propozim-ligj për masa intervenuese për vreshtarët, prodhuesit e grurit, specit të kuq, orizit dhe blegtorët.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.