LSDM: Tërmeti i vitit 1963 ishte natyror, kriza e sotme është politike
Ndërkohë LSDM bën paralele të tërmetit të vitit 1963 me situatën aktuale. Sipas opozitës maqedonase në atë koha toka u dridh për 20 sekonda, ndërsa tani për më shumë se dy vite lëkundet besimi, institucionet, ekonomia dhe perspektive. LSDM ...
Ndërkohë LSDM bën paralele të tërmetit të vitit 1963 me situatën aktuale. Sipas opozitës maqedonase në atë koha toka u dridh për 20 sekonda, ndërsa tani për më shumë se dy vite lëkundet besimi, institucionet, ekonomia dhe perspektive. LSDM thotë se kur kujtojmë tërmetin që shembi Shkupin, sot kemi shembje të tërë Maqedonisë. Opozita thekson se tërmeti i vitit 1963 ishte katastrofë natyrore ndërsa sot siç thonë shteti përballet me fatkeqësi sistematike. “Tërmeti ishte fuqia e natyrës, ndërsa problemet e sotme janë pasojë e vendimeve politike dhe mënyrës se si udhëhiqet shteti. Pasojat janë të dukshme. Besim i lëkundur, institucione të dobësuara, vend nga i cili largohen të rinjtë”, akuzon LSDM-ja opozitare./Alsat.mk.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.