Luboten, banorët nuk presin komunën, asfaltojnë vetë rrugën e fshatit

Banorët e Lagjes së Dëshmorëve në Luboten, në Komunën e Butelit, janë organizuar mes vete dhe kanë marrë iniciativën për asfaltimin e rrugës në lagjen e tyre, transmeton Zyrtare. Në vend që të presin zgjidhje nga komuna, banorët kanë vendos...

tetor 18, 2026 - 17:01
Luboten, banorët nuk presin komunën, asfaltojnë vetë rrugën e fshatit

Banorët e Lagjes së Dëshmorëve në Luboten, në Komunën e Butelit, janë organizuar mes vete dhe kanë marrë iniciativën për asfaltimin e rrugës në lagjen e tyre, transmeton Zyrtare.

Në vend që të presin zgjidhje nga komuna, banorët kanë vendosur të angazhohen vetë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

Nisma e tyre vjen si përpjekje për të zgjidhur një problem me të cilin përballen në përditshmëri, duke dëshmuar rëndësinë e organizimit dhe bashkëpunimit mes banorëve.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.