Lumiri: Të jesh LDK do të thotë ta mbash kokën lart dhe ta dish rrugën tënde

Lumir Abdixhiku Të jesh LDK do të thotë ta mbash kokën lart dhe ta dish rrugën tënde. Rrugën e Ibrahim Rugovës. Të Kosovës së lirë, të pavarur e në miqësi të përhershme me Amerikën. UÇK-ja është edhe gjaku ynë. Me Amerikën e NATO-n na lidh ...

tetor 6, 2026 - 13:30
Lumiri: Të jesh LDK do të thotë ta mbash kokën lart dhe ta dish rrugën tënde

Lumir Abdixhiku

Të jesh LDK do të thotë ta mbash kokën lart dhe ta dish rrugën tënde.

Rrugën e Ibrahim Rugovës. Të Kosovës së lirë, të pavarur e në miqësi të përhershme me Amerikën.

UÇK-ja është edhe gjaku ynë. Me Amerikën e NATO-n na lidh vetë liria. Asnjë tregtari patriotizmi nuk ia lejojmë ta përvetësojë historinë që e bëmë bashkë.

Kemi rrënjë të forta. Etiketimet nuk na e ndryshojnë bindjen. Kërcënimet nuk na e përcaktojnë qëndrimin. Na keni ngatërruar me mercenarët.

LDK-ja e di kujt i jep llogari; Kosovës dhe njerëzve të saj. Atyre që janë dhe të tjerëve që s’janë që të jemi ne. Përballë tyre kemi përgjegjësi. Përballë shantazhit veç forcohemi.

LDK-ja e di edhe të mbarën për vendin. Po të ishte dëgjuar vizioni ynë, sot do të kishim President dhe stabilitet balancues. Kosova do të kishte angazhim institucional për mbrojtjen e së vërtetës së luftës tonë në botë.

Nuk u dëgjua. U luftua me çdo mjet!
Ja ku mbetëm sot. Pa institucione, pa mundësi mbrojtjeje, pa kohezion minimal në vend.

Ç’ështja është, kujt i shërbyen, në të vërtetë?


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.