Lushaku: Pamje e keqe në Kuvend, përgjegjësia për moskonstituim bie mbi partinë e parë
Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, e cilësoi si “pamje të keqe” atë që ndodhi në Kuvend, duke thënë se moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës është përgjegjësi e partisë më të madhe në vend. Ajo i bëri thirrje qytetarëve që të shohin...


Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, e cilësoi si “pamje të keqe” atë që ndodhi në Kuvend, duke thënë se moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës është përgjegjësi e partisë më të madhe në vend.
Ajo i bëri thirrje qytetarëve që të shohin pamjet e Kuvendit dhe të shohin fajtorin për zhvillimet e fundit.
“I bëj të gjithë qytetarëve thirrje që të shohin këtë pamje të një Kuvendi i cili mblidhet dhe nuk arrin të konstituohet dhe përgjegjësia i takon subjektit më të madh”.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.
