Mahmuti: Seancat për rastin e Allaqit nuk ishin publike
Një nga themeluesit e OVL-UÇK-së, Bardhyl Mahmuti, ka folur në emisionin “Java” në Kanal10 për rastin e Behajdin Allaqit dhe procesin gjyqësor në Hagë. Mahmuti ka thënë se seancat në këtë rast nuk kanë qenë publike, duke theksuar se për kët...
Një nga themeluesit e OVL-UÇK-së, Bardhyl Mahmuti, ka folur në emisionin “Java” në Kanal10 për rastin e Behajdin Allaqit dhe procesin gjyqësor në Hagë.
Mahmuti ka thënë se seancat në këtë rast nuk kanë qenë publike, duke theksuar se për këtë arsye nuk mund të dihet se çfarë është paraqitur gjatë procesit.
Ai ka deklaruar se nuk mund të japë një vlerësim përfundimtar pa e parë aktgjykimin e shkruar.
“Unë nuk mund të gjykoj përpara se ta shoh se çka është shkruar në aktgjykimin përfundimtar”, ka thënë Mahmuti.
Sipas tij, ajo që mbetet e rëndësishme është komunikata, në të cilën thuhet se Behajdin Allaqi është vrarë në luftë me forcat serbe.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.