Maignan ‘dridh’ Milanin, vjen një ofertë nga klubi i njohur arab

Mike Maignan ka shtyrë rikthimin nga pushimet për të nisur përgatitjet parasezonale me Milanin, ndërsa raportimet e fundit flasin për një interesim të ri nga Al-Nassr i Cristiano Ronaldos. Portieri francez ishte pranë largimit nga Milan ver...

gusht 11, 2026 - 23:30
Maignan ‘dridh’ Milanin, vjen një ofertë nga klubi i njohur arab

Mike Maignan ka shtyrë rikthimin nga pushimet për të nisur përgatitjet parasezonale me Milanin, ndërsa raportimet e fundit flasin për një interesim të ri nga Al-Nassr i Cristiano Ronaldos.

Portieri francez ishte pranë largimit nga Milan verën e kaluar, kur mori një ofertë të rëndësishme nga Chelsea. Megjithatë, kuqezinjtë nuk ishin të gatshëm ta linin të largohej.

Maignan u bind të qëndronte nga trajneri Max Allegri, drejtori Igli Tare dhe trajneri i portierëve Claudio Filippi. Por të tre u shkarkuan në maj, pas dështimit të Milanit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Tashmë Maignan ka kontratë me Milanin deri në qershor të vitit 2031, por raportohet se është i zhgënjyer me drejtimin që po merr klubi.

Maignan dhe Adrien Rabiot kanë shtyrë gjithashtu rikthimin e tyre nga pushimet pas Kupës së Botës.

Të dy pritej të riktheheshin më 12 gusht, por tani do të paraqiten në stërvitje më 16 gusht.

Nuk është rastësi që të dy lojtarët kishin një marrëdhënie shumë të afërt me Allegri-n dhe nuk e pritën mirë mënyrën se si trajneri u shkarkua.

Ndërkohë, “La Gazzetta dello Sport” raporton se Maignan është kontaktuar nga Al-Nassr, klubi i Saudi Pro League ku aktualisht luan Cristiano Ronaldo.

Interesimi nga Arabia Saudite vjen në një moment të rëndësishëm për të ardhmen e portierit, i cili mban edhe shiritin e kapitenit te Milan.

Maignan është pjesë e klubit që nga vera e vitit 2021, kur mbërriti për të zëvendësuar Gianluigi Donnarumman.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.