Makthi i 22-vjeçares në Prishtinë: E shantazhoi me fotografi, i mori para tri herë – pastaj i kërkoi edhe 3 mijë euro
Një 22-vjeçare nga Prishtina ka kaluar muajt e fundit nën peshën e një historie të rëndë shantazhi, e cila, sipas denoncimit të saj në Polici, kishte nisur pas një takimi krejt të zakonshëm në vendin ku ajo punonte dhe kishte përfunduar me ...


Një 22-vjeçare nga Prishtina ka kaluar muajt e fundit nën peshën e një historie të rëndë shantazhi, e cila, sipas denoncimit të saj në Polici, kishte nisur pas një takimi krejt të zakonshëm në vendin ku ajo punonte dhe kishte përfunduar me kërkesa të vazhdueshme për para dhe kërcënimin se materiale të saj do të përfundonin te familja, mëson ekskluzivisht Sinjali.
Rasti ishte denoncuar më 19 qershor, pasi e reja kishte vendosur t’i drejtohej Policisë dhe të tregonte atë që pretendon se po përjetonte.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, gjithçka kishte nisur në një pikë të “V-Petrol” në Veternik, ku 22-vjeçarja ishte duke punuar.
Një i ri kishte shkuar aty si klient. Pas largimit, ai dyshohet se kishte nisur ta telefononte. Telefonatat ishin përsëritur, ndërsa bashkë me to kishin ardhur edhe kërkesat për t’u takuar.
Por ajo që kishte nisur me telefonata, sipas dëshmisë së të resë, shumë shpejt kishte marrë një kthesë tjetër.
22-vjeçarja ka deklaruar se i dyshuari kishte disa fotografi të saj dhe dyshohet se pikërisht ato i kishte përdorur për ta vënë nën presion.
Mesazhi që ajo pretendon se kishte marrë ishte i qartë: nëse nuk paguante, për fotografitë do të merrte vesh edhe babai i saj.
Kërkesat për para, sipas saj, kishin ardhur njëra pas tjetrës.
180 euro herën e parë.
290 euro herën e dytë.
1 mijë euro herën e tretë.
Ajo pretendon se të gjitha këto para ia kishte dhënë të dyshuarit.
Por pagesat nuk dyshohet se i dhanë fund shantazhit.
Më 19 qershor, përmes WhatsApp-it, kishte ardhur kërkesa më e madhe: 3 mijë euro të tjera.
Këtë herë, sipas denoncimit, presioni dyshohet se kishte shkuar edhe më larg. Nëse nuk i dërgonte paratë, i dyshuari dyshohet se e kishte kërcënuar se materialin do t’ua dërgonte personave të tjerë dhe se ata do të shkonin edhe te shtëpia e familjes së saj.
E reja iu drejtua Policisë.
Sinjali mëson se një pjesë e komunikimit mes saj dhe të dyshuarit është regjistruar në video, material që pritet të bëhet pjesë e provave në dosjen hetimore.
Pas denoncimit, Policia nisi kërkimin për të dyshuarin.
Por kush është i riu që dyshohet se qëndron pas kësaj historie dhe si përfundoi në duart e Policisë pas gati tre muajsh kërkim? Sinjali sjell detajet në vazhdim.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.