Mali i Zi po zbrazet, 74 fshatra kanë mbetur pa asnjë banor
Sipas të dhënave zyrtare të MONSTAT-it, në Mal të Zi sot 74 fshatra janë në errësirë të plotë demografike, pasi nuk kanë asnjë banor të përhershëm. Ky bilanc i zi po rritet vit pas viti. Pjesa më e madhe e fshatrave të boshatisura ndodhet n...
Sipas të dhënave zyrtare të MONSTAT-it, në Mal të Zi sot 74 fshatra janë në errësirë të plotë demografike, pasi nuk kanë asnjë banor të përhershëm.
Ky bilanc i zi po rritet vit pas viti. Pjesa më e madhe e fshatrave të boshatisura ndodhet në komunat veriore dhe zonat malore, ku dikur kishte familje, prona dhe ekonomi të gjalla, ndërsa sot shumë prej shtëpive janë braktisur dhe janë mbuluar nga bimësia.
Demografët dhe sociologët paralajmërojnë se zhdukja e fshatrave është pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit afatgjatë të veriut, migrimit drejt rajonit qendror dhe jashtë vendit, si dhe plakjes së popullsisë.
Shifrat e MONSTAT-it tregojnë kështu një realitet gjithnjë e më shqetësues: fshatra të tëra po zhduken nga harta demografike e Malit të Zi. /INA/
The post Mali i Zi po zbrazet, 74 fshatra kanë mbetur pa asnjë banor appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.