Manchester City e turpëron Liverpoolin në “Anfield” – Tre gola dhe karton i kuq në supersfidën angleze

Manchester City ka shënuar fitore bindëse ndaj Liverpoolit, duke e mposhtur me rezultat 3-0 në stadiumin “Anfield”, në kuadër të Premierligës angleze. Përballja e zhvilluar të dielën, më 11 tetor, nisi me një pjesë të parë të baraspeshuar, ...

tetor 11, 2026 - 22:30
Manchester City e turpëron Liverpoolin në “Anfield” – Tre gola dhe karton i kuq në supersfidën angleze

Manchester City ka shënuar fitore bindëse ndaj Liverpoolit, duke e mposhtur me rezultat 3-0 në stadiumin “Anfield”, në kuadër të Premierligës angleze.

Përballja e zhvilluar të dielën, më 11 tetor, nisi me një pjesë të parë të baraspeshuar, ndërsa gjithçka ndryshoi në minutën e 62-të, kur mesfushori i Liverpoolit, Ryan Gravenberch, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë skuadrën e tij me dhjetë futbollistë.

Vetëm tre minuta më vonë, Erling Haaland kaloi Manchester Cityn në epërsi, duke realizuar në minutën e 65-të.

Në minutën e 68-të, Jeremy Doku dyfishoi rezultatin me një goditje të bukur, ndërsa Rayan Cherki vulosi fitoren me golin e tretë në minutën e 78-të.

Liverpooli nuk arriti të rikthehej në lojë, duke pësuar humbjen e parë të sezonit në Premierligë.

Me këtë fitore, Manchester City vazhdon ecurinë perfekte, me gjashtë fitore në gjashtë ndeshjet e para të kampionatit, duke ruajtur pozitën e parë në tabelë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.