Maqedonci në 250-vjetorin e US Marine Corps: Kosovë e SHBA vazhdojnë rrugën drejt sigurisë dhe forcimit të aleancave

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mbrëmë mori pjesë në ceremoninë solemne të shënimit të 250-vjetorit të United States Marine Corps, një ngjarje që theksoi partneritetin e fuqishëm mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalën e tij, Maqedonci vlerësoi lartë mbështetjen e vazhdueshme amerikane për Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke

Nëntor 23, 2025 - 23:30
 0
Maqedonci në 250-vjetorin e US Marine Corps: Kosovë e SHBA vazhdojnë rrugën drejt sigurisë dhe forcimit të aleancave
Maqedonci në 250-vjetorin e US Marine Corps: Kosovë e SHBA vazhdojnë rrugën drejt sigurisë dhe forcimit të aleancave

Maqedonci në 250-vjetorin e US Marine Corps: Kosovë e SHBA vazhdojnë rrugën drejt sigurisë dhe forcimit të aleancave

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mbrëmë mori pjesë në ceremoninë solemne të shënimit të 250-vjetorit të United States Marine Corps, një ngjarje që theksoi partneritetin e fuqishëm mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fjalën e tij, Maqedonci vlerësoi lartë mbështetjen e vazhdueshme amerikane për Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke e cilësuar këtë bashkëpunim si themelin e sigurisë dhe paqes në vend. Ai theksoi se raportet strategjike me SHBA-në mbeten kyçe për avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës.

Gjatë mbrëmjes festive, Ministri vuri në pah krenarinë dhe përkushtimin e Delijajt, i cili përfaqëson me nder Kosovën në uniformën e US Marine Corps.

“Me mirënjohje të thellë për mbështetjen e SHBA-së dhe me përkushtim të palëkundur për forcimin e kapaciteteve tona mbrojtëse, vazhdojmë rrugën e përbashkët drejt sigurisë së qëndrueshme dhe forcimit të aleancave,” u shpreh Maqedonci.