Maqedonci: Për pesë vjet rekrutuam 3.220 ushtarë të rinj, FSK-ja u dyfishua në numër

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se gjatë pesë viteve të qeverisjes janë rekrutuar 3.220 ushtarë të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Përmes një postimi, Maqedonci ka theksuar se ky proces ka kontribuar në fuqizimi...

tetor 24, 2026 - 16:30
Maqedonci: Për pesë vjet rekrutuam 3.220 ushtarë të rinj, FSK-ja u dyfishua në numër

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se gjatë pesë viteve të qeverisjes janë rekrutuar 3.220 ushtarë të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Përmes një postimi, Maqedonci ka theksuar se ky proces ka kontribuar në fuqizimin e kapaciteteve njerëzore të FSK-së, duke bërë të ditur se numri i pjesëtarëve të saj është më shumë se dyfishuar, raporton lajmi.

Ai ka thënë se investimet në ushtri do të vazhdojnë, me fokus në zhvillimin dhe profesionalizimin e saj.

“Vazhdojmë të investojmë në zhvillimin dhe profesionalizimin e ushtrisë sonë, me synimin për të ndërtuar një forcë gjithnjë e më të fuqishme, moderne dhe të gatshme për mbrojtjen e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Maqedonci


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.