Maqedonia e Kosova synojnë rikthimin e linjës hekurudhore dhe pikën e përbashkët kufitare
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, është takuar sot me ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit të Kosovës, Dimal Basha, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe realizimin e projekt...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, është takuar sot me ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit të Kosovës, Dimal Basha, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe realizimin e projekteve të përbashkëta infrastrukturore, përcjell TV21. Sipas Ministrisë së Transportit të Maqedonisë së Veriut, në takim fokus i veçantë i është kushtuar projektit për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren, për të cilin grupet e punës të të dyja vendeve do të vazhdojnë aktivitetet për finalizimin e projektit, pas së cilës pritet nënshkrimi i marrëveshjeve ndërshtetërore.
Në takim është diskutuar edhe autostrada Shkup-Bllacë, si dhe mundësia e rikthimit të komunikacionit hekurudhor dhe vendosjes së sistemit “one stop shop”, përkatësisht një pike të përbashkët kufitare hekurudhore mes dy vendeve. Ministrat kanë vlerësuar se projektet e përbashkëta do të ndikojnë në rritjen e tregtisë, investimeve dhe lidhjes rajonale.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.