Maqedonia e Veriut e 62-ta në botë për cilësinë e jetës

Maqedonia e Veriut është renditur në vendin e 62-të në botë për cilësinë e jetës, sipas të dhënave të publikuara nga “World Population Review”, bazuar në indeksin e “Numbeo”. Nga vendet e rajonit, Sllovenia renditet e 19-ta, Kroacia e 20-ta...

shtator 22, 2026 - 21:30
Maqedonia e Veriut e 62-ta në botë për cilësinë e jetës

Maqedonia e Veriut është renditur në vendin e 62-të në botë për cilësinë e jetës, sipas të dhënave të publikuara nga “World Population Review”, bazuar në indeksin e “Numbeo”.

Nga vendet e rajonit, Sllovenia renditet e 19-ta, Kroacia e 20-ta, ndërsa Serbia zë vendin e 58-të.

Indeksi merr parasysh fuqinë blerëse, sigurinë, shëndetësinë, koston e jetesës, çmimet e pronave, trafikun, ndotjen dhe klimën.

Në krye të listës renditet Luksemburgu, i ndjekur nga Holanda dhe Danimarka.

“World Population Review” sqaron se rezultatet varen nga metodologjia e përdorur dhe nuk duhet të konsiderohen si treguesi i vetëm i standardit të jetesës.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.