Maqedonia shënon 11 Tetorin, Ditën e Kryengritjes Popullore
Sot shënohet 11 Tetori, 85-vjetori i Kryengritjes Popullore të popullit maqedonas. Në vitin 1941 ndodhi një ngjarje historike me rëndësi të veçantë, e cila simbolizon rezistencën e popullit maqedonas dhe shënon fillimin zyrtar të Luftës Nac...
Sot shënohet 11 Tetori, 85-vjetori i Kryengritjes Popullore të popullit maqedonas. Në vitin 1941 ndodhi një ngjarje historike me rëndësi të veçantë, e cila simbolizon rezistencën e popullit maqedonas dhe shënon fillimin zyrtar të Luftës Nacionalçlirimtare Antifashiste në Maqedoninë e Vardarit.
Kjo ditë përbën një nga themelet e rëndësishme të luftës për identitet dhe pavarësi. Ajo paraqet vazhdimësinë e traditave liridashëse të popullit maqedonas, të mishëruara në kryengritjet e Karposhit, Razllovecit, Kresnës dhe Ilindenit, si dhe në përpjekjet për çlirimin shoqëror dhe kombëtar.
Lufta e pakompromis e partizanëve të çetës së parë partizane të Prilepit dhe aksionet e tyre, përfshirë sulmin ndaj stacionit policor bullgar, burgut dhe ndërprerjen e linjave elektrike e telefonike, hapën rrugën e luftës drejt lirisë.
Një ditë më vonë, më 12 tetor 1941, aksionet e armatosura nisën edhe në rajonin e Kumanovës. Në vendin e quajtur Menkova Koliba u formua çeta partizane e Karadakut, e cila, së bashku me çetën partizane të Kumanovës, të formuar në vendin Studena Voda, intensifikoi veprimet luftarake deri më 17 tetor 1941.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.