Maqedonisë së Veriut i mungojnë dhjetëra vepra të trashëgimisë kulturore
Dhjetëra objekte dhe vepra me vlerë të trashëgimisë kulturore janë të evidentuara si të humbura në Maqedoninë e Veriut. Në listën e publikuar përfshihen ikona kishtare, stoli ari dhe objekte të tjera me rëndësi historike e fetare. Sipas ...
Dhjetëra objekte dhe vepra me vlerë të trashëgimisë kulturore janë të evidentuara si të humbura në Maqedoninë e Veriut. Në listën e publikuar përfshihen ikona kishtare, stoli ari dhe objekte të tjera me rëndësi historike e fetare.
Sipas të dhënave të publikuara, në mesin e veprave të zhdukura janë ikona që paraqesin Ngjalljen e Llazarit, Kurorëzimin e Shën Mërisë, Shën Gjon Teologun, Shën Nikollën, Jezu Krishtin dhe skena të tjera biblike.
Në listë figurojnë edhe ikona të tjera, si Zbritja në Ferr, Kryqëzimi, Ngjitja e Shën Ilisë, Shpërfytyrimi i Krishtit, si dhe objekte arkeologjike e stoli ari, përfshirë vathë ari, një palë vathë, vath në formë luani dhe një diademë, shkruan Gazeta Flaka, duke u thirrur në informacionet zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Shkup.
Lista përmban edhe ikona të Shën Gjon Pagëzorit, Shën Dhimitrit, Shën Trifunit, Shën Pjetrit dhe Shën Palit, si dhe objekte të tjera kishtare, ndër të cilat dyert e ikonostasit dhe antimensionet.
MPB u bën thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacione për vendndodhjen e këtyre objekteve, t’i paraqesin ato në stacionin më të afërt policor ose të telefonojnë në numrin 192.
Publikimi i kësaj liste rikthen vëmendjen te problemi i humbjes dhe zhdukjes së trashëgimisë kulturore, një pasuri me rëndësi të veçantë historike, artistike dhe shpirtërore.
Lista është publikuar në rubrikën „Trashëgimia e humbur kulturore“ në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Gazeta Flaka
The post Maqedonisë së Veriut i mungojnë dhjetëra vepra të trashëgimisë kulturore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.