Marta Kos anuloi vizitën në Beograd, reagon Vuçiç: Nuk mund të më japë leksione, s’do të lejoj të poshtërojnë vendin!
Presidenti serb, Aleksadër Vuçiç ka reaguar pas anulimit të vizitës së Komisioneres së BE-së për Zgjerim, Marta Kos, për shkak të nderimeve të Serbisë ndaj kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiç, i cili vdiq javën e kaluar. Vuçiç e c...
Presidenti serb, Aleksadër Vuçiç ka reaguar pas anulimit të vizitës së Komisioneres së BE-së për Zgjerim, Marta Kos, për shkak të nderimeve të Serbisë ndaj kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiç, i cili vdiq javën e kaluar.
Vuçiç e cilësoi arsyetimin e saj për shtyrjen e vizitës si një ‘budallallëk”.
“Shpjegimi ishte jashtëzakonisht i shkurtër, por budallallëk, si zakonisht. ‘Glorifikimi’ i Gjeneralit Ratko Mladić, por nuk thonë kush e lavdëroi dhe çfarë bëri. Dhe kur nuk mund të gjejnë asgjë konkrete, atëherë merren me nënkalime, mbikalime, ndoshta duhet t’i ndalojmë njerëzit të vijnë, duhet t’i ndalojmë funeralet, duhet të ndërtojmë varreza qensh”, u tha ai gazetarëve sot.
Më tej, shtoi se Kos nuk mund t’i japë leksione.
“Unë po luftoj për Serbinë dhe Marta Kos nuk do të më mbajë leksione se kush është përbindësh, sepse ata nuk kanë asnjë. Nuk ka britmë më monstruoze se ‘Za dom spremni’, por kjo është patriotizëm dhe demokraci për ta”, tha Vuçiç.
Vuçiç shtoi se nuk do të lejojë, sipas tij, t’i poshtërojnë vendin.
“Nuk më shqetëson që ajo nuk vjen, më shqetësojnë komentet e saj. Nuk do t’ju lejoj ta poshtëroni vendin dhe mos gënjeni. Mund të thoni: fajin e ka media, fajin populli, duhet të thoni se kush e ka fajin”, shtoi Vuçiç.
The post Marta Kos anuloi vizitën në Beograd, reagon Vuçiç: Nuk mund të më japë leksione, s’do të lejoj të poshtërojnë vendin! appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.