Matoshi kërkon padi për drejtuesit e institucioneve: Po shkilet Ligji për përdorimin e gjuhëve!

Ruzhdi Matoshi ka reaguar ashpër lidhur me, sipas tij, shkeljen e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, duke kërkuar përgjegjësi penale për drejtuesit e disa institucioneve shtetërore informon Tetovasot. Sipas Matoshit, drejtori i Ndërmarrjes Pu...

gusht 7, 2026 - 16:00
Matoshi kërkon padi për drejtuesit e institucioneve: Po shkilet Ligji për përdorimin e gjuhëve!

Ruzhdi Matoshi ka reaguar ashpër lidhur me, sipas tij, shkeljen e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, duke kërkuar përgjegjësi penale për drejtuesit e disa institucioneve shtetërore informon Tetovasot.

Sipas Matoshit, drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, drejtori i “Makedoniapat” dhe drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve duhet të përballen me kallëzim penal për moszbatimin e ligjit.

“Drejtorit të Rrugëve të Maqedonisë së Veriut, drejtorit të ‘Makedonijapat’-it dhe drejtorit të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve duhet t’u bëhet padi penale për shkelje të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe për moszbatimin e tij, ashtu siç e përcakton ligji”, ka shkruar Matoshi.

Ai ngriti edhe pyetjen: “Pse kjo urrejtje nga bashkëqytetarët tanë maqedonas ndaj gjuhës më të vjetër në këto troje?”

Deklarata e Matoshit vjen në kohën kur në opinion vazhdojnë reagimet për përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet dhe tabelat shtetërore. Tetovasot do të ndjekë reagimet eventuale të institucioneve lidhur me këto pretendime.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.