Mbappe shpërthen pas El Clasicos: Kush thotë se Reali nuk ka cilësi, është gënjeshtar

Kylian Mbappé e përjetoi një mbrëmje të veçantë në “Camp Nou”. Përveçse i shënoi dy gola në fitoren 2-1 të Real Madridit ndaj Barcelonës, sulmuesi francez arriti edhe një moment historik, duke regjistruar golin e tij të 100-të me fanellën e...

tetor 26, 2026 - 15:30
Mbappe shpërthen pas El Clasicos: Kush thotë se Reali nuk ka cilësi, është gënjeshtar

Kylian Mbappé e përjetoi një mbrëmje të veçantë në “Camp Nou”. Përveçse i shënoi dy gola në fitoren 2-1 të Real Madridit ndaj Barcelonës, sulmuesi francez arriti edhe një moment historik, duke regjistruar golin e tij të 100-të me fanellën e klubit madrilen.

Pas ndeshjes, në një intervistë për televizionin e klubit, Real Madrid TV, Mbappé theksoi se meritat për triumfin i takojnë të gjithë skuadrës, përcjell Express.

“Protagonisti i vërtetë i kësaj ndeshjeje është ekipi, grupi. E dinim se duhej të zhvillonim një ndeshje me karakter dhe të luanim si skuadër. Jemi përgatitur mirë gjatë ndeshjeve të fundit, kemi fituar dhe kemi luajtur me mentalitetin e duhur”, deklaroi francezi.

“Kush thotë se nuk kemi cilësi, është gënjeshtar”

Mbappé nuk i kurseu fjalët kur u pyet për cilësinë e skuadrës së Real Madridit, duke iu kundërpërgjigjur kritikëve që kanë vënë në dyshim potencialin e madrilenëve.

“Kur i sheh lojtarët që kemi këtu, kush thotë se nuk ka cilësi është gënjeshtar. Por duhet të bëjmë gjithçka si skuadër dhe si grup, sepse vetëm kështu do t’i arrijmë objektivat që dëshirojmë”, u shpreh ai.

Francezi theksoi gjithashtu se fitorja ndaj Barcelonës është e rëndësishme, por nuk duhet të krijojë vetëkënaqësi brenda skuadrës.

“Është një mesazh i mirë kjo fitore në ‘Camp Nou’, por nuk duhet të mendojmë se sezoni ka përfunduar. Duhet të vazhdojmë me të njëjtin intensitet”, shtoi Mbappé.

Goli i 100-të dhe gara për titull

Goli i 100-të me Real Madridin e bën edhe më të veçantë triumfin e francezit ndaj rivalit historik.

Sipas klubit madrilen, Mbappé e arriti këtë shifër në ndeshjen e tij të 116-të me fanellën e Realit.

Fitorja 2-1 e afroi Real Madridin në tri pikë nga Barcelona në tabelën e La Ligës, duke e mbajtur plotësisht të hapur garën për titull.

Megjithatë, Mbappé e bëri të qartë se një fitore e madhe nuk mjafton: Reali duhet të vazhdojë të fitojë nëse dëshiron të përfundojë sezonin me trofe.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.