Mbështetje nga Zvicra për reformat në drejtësi

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari sot kishte një takim pune me ambasadorin e Konfederatës Zvicerane, Sh. T. Kristof Zomer, me të cilin ka diskutuar për reformat në drejtësi dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit me Zvicrën. “Theks...

shtator 3, 2026 - 21:00
Mbështetje nga Zvicra për reformat në drejtësi

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari sot kishte
një takim pune me ambasadorin e Konfederatës Zvicerane, Sh. T. Kristof Zomer, me të cilin ka diskutuar për reformat në drejtësi dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit me Zvicrën.

“Theksova angazhimin tonë për një sistem gjyqësor më efikas dhe funksional, që garanton më shumë siguri dhe besim për qytetarët.

Biseduam për mbështetjen e projekteve, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e kapaciteteve institucionale. Ambasadori Zomer prezantoi edhe mundësitë që ofron Programi zviceran i bashkëpunimit për mbështetjen e reformave.

Bashkëpunimi me Zvicrën është një mbështetje e rëndësishme në përpjekjet tona për forcimin e sundimit të ligjit dhe avancimin e reformave në drejtësi.”, u shpreh Shasivari. (INA)

——


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.