Mbi 10 vite premtime, tani nis rikonstruksioni i fushës së Bashkimit në Kumanovë
Ministri i Sportit, Borko Ristovski, ka inspektuar sot fillimin e punimeve për rikonstruksionin e fushës së futbollit të KF Bashkimi në Kumanovë. Punimet do të zhvillohen në një sipërfaqe prej rreth 4.000 metrash katrorë, ku parashihet ndër...
Ministri i Sportit, Borko Ristovski, ka inspektuar sot fillimin e punimeve për rikonstruksionin e fushës së futbollit të KF Bashkimi në Kumanovë.
Punimet do të zhvillohen në një sipërfaqe prej rreth 4.000 metrash katrorë, ku parashihet ndërtimi i kushteve moderne për stërvitje dhe zhvillimin e ndeshjeve.
Projekti përfshin shtrimin e barit natyral, nivelimin dhe përgatitjen e plotë të terrenit, sistem të jashtëm hidrantësh, rrethojë të re, porta të reja si dhe tribunë përgjatë gjithë gjatësisë së fushës.
Sipas ministrit Ristovski, për më shumë se 10 vjet klubit dhe qytetarëve të Kumanovës u ishte premtuar rikonstruksioni i fushës, por projekti nuk ishte realizuar.
“Si Ministri e Sportit dhe Qeveri po investojmë në infrastrukturën sportive, sepse krijimi i kushteve për sport është investim te njerëzit dhe e ardhmja e fëmijëve tanë”, deklaroi Ristovski.
Fusha ndodhet në afërsi të stadiumit të Bashkimit në Kumanovë.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.