Mbi 200 kamera në Shkup, paralajmërohen masa kundër vandalizmit

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, paralajmëroi vendosjen e kamerave të sigurisë në mbi 200 lokacione kritike në kryeqytet, me qëllim parandalimin e vandalizmit, deponive ilegale dhe dëmtimit të hapësirave publike. Kamerat do...

tetor 20, 2026 - 15:01
Mbi 200 kamera në Shkup, paralajmërohen masa kundër vandalizmit

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, paralajmëroi vendosjen e kamerave të sigurisë në mbi 200 lokacione kritike në kryeqytet, me qëllim parandalimin e vandalizmit, deponive ilegale dhe dëmtimit të hapësirave publike.

Kamerat do të vendosen në parqe, kënde lojërash dhe zona ku shpesh hidhen mbeturina në mënyrë të paligjshme. Gjorgjievski bëri të ditur se po shqyrtohet edhe mundësia e shpërblimeve financiare për qytetarët që raportojnë shkeljet.

Sipas tij, pamjet e regjistruara do t’u dorëzohen institucioneve kompetente për identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.