Mbi 7 mijë persona kanë imigruar në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2025, më shumë gjysma turq

Gjatë vitit 2025, Maqedonia e Veriut ka regjistruar një numër prej 7,032 personash të imigruar nga dhjetë vendet më të përfaqësuara. Këto shifra pasqyrojnë një rritje të ndjeshme krahasuar me vitet e mëparshme, ku numri i përgjithshëm ishte...

Nëntor 1, 2026 - 15:00
Mbi 7 mijë persona kanë imigruar në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2025, më shumë gjysma turq

Gjatë vitit 2025, Maqedonia e Veriut ka regjistruar një numër prej 7,032 personash të imigruar nga dhjetë vendet më të përfaqësuara. Këto shifra pasqyrojnë një rritje të ndjeshme krahasuar me vitet e mëparshme, ku numri i përgjithshëm ishte 2,325 persona në vitin 2023. 

Sipas të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS), Turqia udhëheq bindshëm listën e vendeve prej nga vijnë imigrantët. Me 3,966 persona, shtetasit turq përbëjnë më shumë se gjysmën e numrit të përgjithshëm të të imigruarve për vitin 2025. 

Në vendin e dytë renditet India me 804 persona, e ndjekur nga Bangladeshi me 552 persona. Kosova pozicionohet në vendin e katërt me 449 persona, ndërsa Nepali renditet i pesti me 430 persona. Vlen të theksohet rritja e madhe e shtetasve nga Nepali, numri i të cilëve ka kërcyer nga vetëm 2 persona në vitin 2023 në 430 në vitin 2025. 

Dhjetë vendet e para për nga numri i të imigruarve në vitin 2025:
1. Turqia – 3,966 
2. India – 804 
3. Bangladeshi – 552 
4. Kosova – 449 
5. Nepali – 430 
6. Shqipëria – 278 
7. Serbia – 255 
8. SHBA – 121 
9. Gjermania – 102 
10. Bosnja dhe Hercegovina – 75 

Statistikat tregojnë një diversifikim të burimeve të migrimit në vend, duke përfshirë si shtete të rajonit, ashtu edhe vende nga Azia dhe Evropa Perëndimore.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.