Mbi dy milionë euro të përvetësuara përmes kontrolleve teknike dhe sigurimeve të veturave, 6 të arrestuar

Policia ka zhvilluar një aksion nga i cili nën pranga kanë përfunduar 6 persona dhe janë hetuar 3 subjekte, përkatësisht qendër të kontrollit teknik dhe kompani e sigurimeve për vetura. Të dyshuarit kanë pastruar para në vlerë prej 2.2 mili...

shtator 3, 2026 - 17:30
Mbi dy milionë euro të përvetësuara përmes kontrolleve teknike dhe sigurimeve të veturave, 6 të arrestuar

Policia ka zhvilluar një aksion nga i cili nën pranga kanë përfunduar 6 persona dhe janë hetuar 3 subjekte, përkatësisht qendër të kontrollit teknik dhe kompani e sigurimeve për vetura. Të dyshuarit kanë pastruar para në vlerë prej 2.2 milion euro. Skema e krimit ka funksionuar në mënyrë të organizuar. Taksat e paguara gjatë kontrollit teknik të veturave për “Rrugët Shtetërore”, Ministrinë e Ekologjisë, Kryqin e Kuq dhe arkën e buxhetit të shtetit, në fakt nuk janë lëshuar në llogari të institucioneve përkatëse, por janë krijuar llogari të rreme dhe paratë janë derdhur në subjektet e ndërlidhura me kompaninë e kontrollit teknik dhe brokerit të sigurimeve. Paratë janë transferuar nga njëra xhirollogari te tjetra duke tentuar t’i humbnin gjurmët në këtë mënyrë, duke u shfrytëzuar më pas si kapital për të blerë patundshmëri në emër të kompanisë që sipas policisë rezulton të jetë “Super Auto Kontroll” nga Shkupi. Në rastet të caktuara, paratë janë tërhequr nga njëri subjekt të tjetri në formën e huamarrjes apo borxhit. Në mesin e të arrestuarve është edhe ndihmës drejtoresha e NP “Rrugët Shtetërore” e cila nuk ka verifikuar pagesat dhe i ka pranuar si ligjore duke i regjistruar si të ardhura, por që në fakt nuk kanë ekzistuar. Lënda i është dorëzuar Prokurorisë së krimit të organizuar./Alsat.mk.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.