Mblidhet Kryesia e Kuvendit, diskutohet propozimi për rendin e ditës së seancës plenare

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka filluar mbledhjen e radhës, në të cilën pritet të shqyrtohen një sërë çështjesh procedurale dhe të përcaktohet rendi i ditës për seancën plenare të ardhshme, Në fillim të mbledhjes, anëtarët e Kryesisë do të shqyrtojnë dhe miratojnë procesverbalin nga mbledhja e mëparshme. Në kuadër të pikës kryesore të rendit

Prill 8, 2026 - 15:30
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, diskutohet propozimi për rendin e ditës së seancës plenare
mblidhet-kryesia-e-kuvendit,-diskutohet-propozimi-per-rendin-e-dites-se-seances-plenare

mblidhet-kryesia-e-kuvendit,-diskutohet-propozimi-per-rendin-e-dites-se-seances-plenare

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka filluar mbledhjen e radhës, në të cilën pritet të shqyrtohen një sërë çështjesh procedurale dhe të përcaktohet rendi i ditës për seancën plenare të ardhshme,

Në fillim të mbledhjes, anëtarët e Kryesisë do të shqyrtojnë dhe miratojnë procesverbalin nga mbledhja e mëparshme.

Në kuadër të pikës kryesore të rendit të ditës, do të diskutohet propozimi për rendin e ditës së seancës plenare, e cila pritet të përfshijë disa pika të rëndësishme legjislative dhe politike.

Seanca plenare, sipas propozimit, do të nisë me miratimin e procesverbalit nga seanca e kaluar, për të vazhduar me deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Në vijim, deputetët pritet të shqyrtojnë dhe votojnë disa projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të kredisë, përfshirë ato me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim, Agjencinë Franceze për Zhvillim dhe KfW, që lidhen me zhvillimin e sektorit financiar, energjinë, klimën si dhe lehtësimin e tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu, në rend dite është paraparë votimi i një propozim-rezolute lidhur me rritjen e çmimeve të naftës, mungesën e ndërhyrjes së Qeverisë dhe ndikimin e saj në koston e jetesës dhe stabilitetin ekonomik në vend.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe zgjedhjen e një anëtari joprokuror në Këshillin Prokurorial të Kosovës, si dhe një propozim-rezolutë për mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës në Kosovë 1998–1999.

Në fund, pritet të trajtohet edhe propozimi i Grupit Parlamentar të AAK-së për emërimin e deputetes Duda Balje në komisione parlamentare.